Transport i organizuar për punëtorët shëndetësor gjatë kohës së orës policore

Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të organizohet transport i organizuar me automjetet e NTP-së dhe me automjete tjera që kanë leje dhe shkojnë në punë gjatë kohës së ndalesës për lëvizje, para se gjithash për të punësuarit në institucionet shëndetësore dhe Qendrën Klinike, të cilët nuk munden që të organizohen vet derisa zgjatë ora policore, kumtoi ministri, Damjan Mançevski, njofton Portalb.mk.

Qeveria prej sot filloi ta realizojë serinë informative videosesione “KOVID-19, pyetje dhe përgjigje”, lidhur me gjendjen aktuale me krizën ekonomike-shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona.

Në sesionin pyetje dhe përgjigje në temën “Lëvizje e kufizuar”, ministri dje tha se do të publikohen marshuta e saktë sipas të cilës do të lëvizin automjetet që do t’i shfrytëzojnë të punësuarit me leje për lëvizje, ndërkaq turet do të mbarojnë përpara institucioneve shëndetësore. Do të organizohet edhe në qytete tjera dhe do të mbulohet pjesa më e madhe e territorit.

Në lidhje me taksitë, Mançevski tha se në Shkup janë organizuar taksi-automjete kujdestare që mund të transportojnë qytetarë nga shtëpia e tyre deri te ndonjë institucion shëndetësor gjatë kohës së orës policore nëse kanë nevojë, por edhe qytetarët që kanë leje për lëvizje.

“Është organizuar një numër i caktuar i taksi-automjeteve të cilët Qyteti i Shkupit çdo ditë i dorëzon informatat deri te Ministria e Punëve të Brendshme, kështu që e dimë se cilat automjete janë në terren dhe vozisin. Qytetarët mund të paraqiten në numrat e rregullt për taksi, ata ende janë funksionale”, tha Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button