“Oksfam”: Kovid-19 mund të dërgojë në varfëri rreth 500 milionë njerëz në botë

Kriza me përhapjen e koronavirusit, nga e cila tashmë kanë vdekur më shumë se 83.000 njerëz në tërë botën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi, mund të dërgojë në varfëri rreth 500 milionë njerëz në tërë botën. Kjo thuhet në raportin e Oksfam-it të, të publikuar para takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore javën e ardhshme, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Dokumenti e vlerëson ndikimin e krizës në varfërinë botërore, duke pasur parasysh të ardhurat në rënie të familjeve ose rënien e konsumit. “Kriza ekonomike është më e thellë se kriza globale financiare e vitit 2008”, thuhet në raport.

Vlerësimet sugjerojnë se varfëria globale mund të rritet për herë të parë që nga viti 1990. Kjo mund të rikthejë disa vende në nivelet e varfërisë rreth 30 vjet më parë, thuhet në raportin e Oksfam-it.

Autorët e tij luajnë disa skenarë, duke marrë parasysh nivelet e ndryshme të varfërisë së Bankës Botërore – nga varfëria ekstreme me jetë prej 1,90 dollarë ose më pak në ditë në nivele të larta varfërie, kur jetojnë me më pak se 5,50 dollarë në ditë. Në rastin më të keq, me rënien e të hyrave për 20 për qind, numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme do të rritet për 434 milionë në 992 milionë në nivel global. Në të njëjtin skenar, njerëzit që jetojnë me më pak se 5,50 dollarë në ditë, do të rriten për 548 milionë, në gati katër miliardë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button