Makraduli i kërcënohet Stavrevskit : Betohem në bijën time se do ta mbash mend këtë video !

Deputeti dhe kandidati për prefekt të Shkupit, Jani Makraduli në Facebook profilin e tij haptazi i kërcënohet ministrit Zoran Stavrevski.

“Stavreski mbaje mend mirë këtë video, sidomos kur jep urdhra me dorë, do të vijë dita betohem në bijën time, do ta mbash mend mirë këtë video”, ka shkruar Makraduli në Facebook profilin e tij.

Në këtë postim të deputetit, kanë komentuar edhe disa simpatizues të partisë opozitare:

“Mos më harro mua Jani kur ta varësh atë bastard, dua të jem edhe un prezent”, tha njëri nga komentuesit.

“Për ata vetëm dhoma gazi” , tha një komentues tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button