Sonte nata e tretë në kujdes intensiv, dalin detaje të reja rreth shëndetit të Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson është ende në një kujdes intensiv dhe gjendja e tij po përmirësohet, tha sot ministri i Financave, Rishi Sunak.

“E fundit nga spitali është se kryeministri mbetet në kujdes intensiv, ku gjendja e tij po përmirësohet. Ai mund të qëndrojë ulur në shtratin e tij,” tha Sunak, transmeton Reuters.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, kaloi të martën natën e dytë në kujdes intensiv, transmeton Top Channel.

Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars. Kryeministri po mbahet në spitalin St Thomas të Londrës “për monitorim të afërt”, tha Qeveria britanike.

Edhe zëdhënësi i Johnsonit tha se gjendja e tij “është e qëndrueshme”. Johnson është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button