Është botuar Raporti periodik i Eurothink për punën e AKE dhe AShMAA

Megjithëse procesverbali i mbledhjeve të Komisionit për komunikime elektronike publikohet rregullisht, ato gjithat nuk përfshijnë detaje mbi rrjedhën dhe përmbajtjen e diskutimeve. Këtë e tregon raporti i gjashtë periodik për punën e Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) dhe Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (AShMAA), realizuar nga Eurothink – Qendra për strategji evropiane, OJQ Infocenter, Transparenca Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut Maqedonia e Veriut, shkruan OM, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën janar-shkurt 2020, Komisioni i AKE ka mbajtur 2 mbledhje, janë kryer 8 prokurime publike, janë organizuar 5 seanca dëgjimore publike dhe janë publikuar 4 komunikata. Sidoqoftë, procesverbali nuk përmban detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve.

Dokumentacioni i tenderit për të 8 prokurimet publike është botuar si duhet, tregojnë studimet. Sidoqoftë, prokurimi publik nuk është publikuar në ueb faqen e AKE-s që nga 20 shtatori 2019. Nuk ka shumë postime në mediat sociale. Gjatë kësaj periudhe, Agjencia ka tre postime në Facebook dhe asnjë postim në të dy kanalet YouTube dhe Twitter.

Informacionet nga raporti tregojnë se A1 Maqedoni (48.48%) dhe Telekomi i Maqedonisë (48.81%) ende paraqesin dypolin në tregun e teknologjisë celulare.

Në vitin 2020, janë planifikuar trajnime për punonjësit në Sektorin për kontroll dhe monitorim të frekuencave të radio dhe trajnime për ISO standardizim për të gjithë drejtuesit e departamenteve / shërbimeve dhe këshilltarëve të drejtorit, si dhe për të gjithë mbajtësit e procedurave në AEK. Është planifikuar gjithashtu që këtë vit, më 17 maj dhe në fund të vjeshtës, të mbahen takime publike si pjesë e Konferencës rregullatore ndërkombëtare,.

Në raport rekomandohet angazhim më i madh i AKE për të parandaluar, edukuar dhe rritur vetëdijen midis përdoruesve për mashtrimet e mundshme, si dhe dëmet dhe rreziqet që ata mund të shkaktojnë.

“Ne rekomandojmë promovim më të mirë të mjetit “Pyetje dhe Përgjigje”, për të promovuar më mirë këtë mjet dhe ta bëjmë atë më të dobishëm”, thuhet në raport.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (AShMAA), nga ana tjetër, në periudhën Janar-Shkurt 2020, ka shfaqur vazhdimësi në funksionimin transparent. Agjencia ka realizuar dhe ka miratuar tre procedura, nga të cilat tenderi për mirëmbajtje adaptive dhe parandaluese të aplikacioneve softuerike nga sistemi për monitorim dhe sistemet operative është anuluar. Këshilli ka miratuar ndryshime edhe në Planin vjetor të prokurimeve publike për vitin 2020.

“Mënyra me të cilën ekzekutivi dhe legjislatura kaluan ndryshimet e fundit nëpër “kapixhik” dhe me procedurë të shkurtuar, pak para shpërbërjes së Kuvendit, tregon mos transparencë të dëmshme në procesin e sjelljes së ndryshimeve kryesore ligjore në një periudhë shumë të ndjeshme para zgjedhjeve. Zhvillimet në lidhje me ndryshimet e fundit ligjore, tregojnë edhe një herë nevojën që AShMAA, si një organ rregullator, të jetë shumë më aktiv dhe të ketë përfshirje më thelbësore në krijimin e politikave dhe rregulloreve të mediave audio dhe audiovizuele”, thuhet në raport.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button