Prej nesër fillojnë ndryshimet në transportin publik në Shkup, disa autobusë dhe pika të shitjes nuk do të punojnë

Ndërmarrja për transportin publik (NTP) – Shkup informoi se çdo ditë pune prej të enjtes, do të punon prej orës në periudhën 05:00-09:00 dhe në periudhën 13:00-15:00, transmeton Portalb.mk.

“Prej orës 09:00 deri në ora 13:00 autobusët nuk do të qarkullojnë”, njoftojnë nga NTP-Shkup.

NTP-Shkup sqaron se autobusët do të punojnë me orarin e të shtunës, përveç autobusët e orës 9, 19, 20 dhe 23.

Gjithë ndryshimet tjera në lidhje me orarin dhe numrat e autobusëve gjenden në faqen zyrtare të NTP-Shkup.

“Në përputhje me vendimin e Qeverisë së RMV-së për kufizimin e qarkullimit prej ora 16:00 të premten deri në ora 05:00 të hënën, transporti publik në këtë periudhë nuk do të funksionojë”, njoftojnë nga NTP-Shkup.

Gjithashtu gjatë ditëve të punës, një pjesë e pikave të shitjes së biletave do të jenë të mbyllura, ndërsa një pjesë do të punon me orar të kufizuar.

Pikat e shitjes që do të punojnë prej orës 07:30 deri në ora 14:00 janë: Aerodrom, Gjorgje Petrov, Draçev, Maxhari, Butel, te Tregu i gjelbër dhe në Autokomandë; ndërsa ato për një vozitje (personalizuara) do të jenë me orar të njëjtë në Karposh 2, Bit Pazar dhe Qendrën transportuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button