BE-ja e ndihmoi Ballkanin Perëndimor me 702 milionë euro, prej tyre RMV-së i takojnë 66 milionë

Oliver Varhejli, Komisioneri për zgjerim të BE-së ka njoftuar përmes Twitter-it se Bashkimi Evropian ka ndarë 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Varhejli njoftoi se 38 milionë euro kanë shkuar për nevoja të menjëhershme, 374 milionë në ndihma bilaterale të rialokuara dhe 290 milionë euro shtesë do të akordohen për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit.

Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak ndihma (51), ndërsa Serbia është vendi që ka fituar më së shumti (94).

Sipas raportit të publikuar nga BE, kjo është shpërndarja e ndihmave të BE-së: Serbia me rreth 94 milionë euro,  Bosnja (80.5), Kosova (68), Maqedonia e Veriut (66), Mali i Zi (53) dhe në fund Shqipëria e cila ka përfituar rreth 51 milionë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button