(VIDEO) Vëllai i shqiptarit që ndërroi jetë në Kavadari të RMV-së: Nuk mundemi ta sjellim të ndjerin në Shqipëri

Mondi Lamo, i moshës 44 vjeçare, prej janarit punonte në Maqedoninë e Veriut. Ai ka humbur jetën të dielën në Maqedoninë e Veriut. Prej disa ditësh familjarët janë përpjekur për ta sjellë trupin e pajetë në Shqipëri, por mbyllja e kufijve e ka bërë këtë gjë të pamundur.

Vëllai i Mondi Lamos në një lidhje telefonike për Ora News thotë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet shqiptare, ndërsa ka vetëm një kërkesë, që trupin t’ia sjellin ose të lejojnë të shkojnë të marrin.

Artur Lamo: Vëllai im ka ikur ka tre muaj për punë në Maqedoni. Të premten deri në orën 10 të darkës ka folur me gruan. Nga ajo e premte e zezë nuk i kemi dëgjuar as zërin. Morën haber të dielën që ka ndërruar jetën. Jemi përpjekur me të gjitha mënyra, nga ambasada, konsullata, por nuk na kthejnë përgjigje.  Na thonë se do ti bëjnë analizat. I kanë bërë në certifikatën e vdekjes. E kanë cuar në Shkup, nga Shkupi e cuan aty ku e gjetën, sot e cuan prap në Shkup. E kanë transportuar sikur të ishte bagëti jo njeri. Duam vetëm të na sjellin trupin, ose të na hapin rrugën dhe shkojmë e marrim vetë.

Ai thotë se vëllai i tij ka vdekur për shkaqe natyrore.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit, tre persona të infektuar me virusin korona kanë ndërruar jetë. Gjithashtu, janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. MSH-ja informoi se viktima e tretë është lehona 27 vjeçare nga Kumanova, pozitive në virusin korona.

Bëhet fjalë për një pacient nga Kumanova 73 vjeçar, si dhe në shtëpinë e tij, në Kavadar ka ndërruar jetë një pacient në moshë 44 vjeçare te i cili pas vdekjes është vërtetuar se e ka pasur virusin.

LEXO: Virusi korona, dita e dytë me radhë me 0 raste në Komunën e Tetovës, por nuk dihet numri i të testuarve
LEXO: RMV, dy persona të vdekur dhe 18 raste të reja me virusin korona, gjithsejtë 617 të infektuar
LEXO: Kumanovë, ndërroi jetë 27 vjeçarja pozitive në virusin korona, që lindi fëmijë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button