Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime për orën policore të personave me pengesa në zhvillim

Në seancën e 38-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu u miratua edhe ndryshimi në kufizimin e lëvizjes për personat me aftësi të kufizuara, transmeton Portalb.mk.

“Për këta qytetarë tanë, nuk do të vlejë ndalesa për lëvizje në periudhën nga 19:00 deri 20:00, prej të hënës deri të premten, ndërsa ditët e fundjavës nga 11:00 deri 13:00”, njoftojnë nga Qeveria.

Sipas Qeverisë, kjo masë për qarkullim vlen edhe për personat që I shoqërojnë këta qytetarë në këtë periudhë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit, tre persona të infektuar me virusin korona kanë ndërruar jetë. Gjithashtu, janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. MSH-ja informoi se viktima e tretë është lehona 27 vjeçare nga Kumanova, pozitive në virusin korona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi kërkesën e 136-të kompanive për kredi pa interes
LEXO: Shtyhet afati për ekzekutimin e dënimit me burg
LEXO: RMV, Rekomandime për sjellje të të punësuarve në kapacitetet prodhuese për prodhime ushqimore dhe thertore
LEXO: RMV, dy persona të vdekur dhe 18 raste të reja me virusin korona, gjithsejtë 617 të infektuar
LEXO: Kumanovë, ndërroi jetë 27 vjeçarja pozitive në virusin korona, që lindi fëmijë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button