Monstra : Në proces shqyrtimi i provave të prokurorisë nga të akuzuarit

Mbrojtja dje dhe sot, kanë pasur qasje deri tek provat e prokurorisë të cilat janë kundër të akuzuarve, provat të cilat ishin arsyeja më e madhe e anulimit të seancës gjyqësore.

Siç paralajmëruam se do të lajmërojmë për detajet në lidhje me provat, për Portalb foli avokati Naser Raufi, i cili tha se ende të akuzuarit janë duke i parë provat e prokurorisë, por ai edhe njëherë tha se këto prova nuk janë dhe nuk dëshmojnë asgjë.

“Ne jemi duke i shikuar provat e prokurorisë , mirëpo për ato prova , mund të thuhet se nuk janë asgjë me asnjëfarë peshe në këtë rast. Këto prova nuk dëshmojnë asgjë kundër të akuzuarve. Bëhet fjalë për prova të cilat janë transkripta të telefonave të të dyshuarve, asgjë tjetër”, tha Naser Raufi.

Ai më tej shtoi se informata tjera të reja në lidhje me këtë do të ketë në pasdite./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button