Njoftim nga Shtabi Emergjent i Komunës së Tetovës

Shtabi Emergjent i Komunës së Tetovës për parandalimin e virusir korona, ka publikuar disa rekomandime për qytetarët dhe kompanitë që gravitojnë në territorin e saj për periudhën e orës policore.

Në pajtim me masat dhe rekomandimet e dhëna të Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut për qarkullim të kufizuar, i miratoi këto përfundime:

  • Ky njoftim ju drejtohet të gjitha marketeve dhe operatorëve ekonomik në territorin e Komunës së Tetovës që janë të interesuar të bëjnë dorëzimin e gjësendeve të nevojshme për nevoja urgjente e të paanulueshme gjatë kohës së orës policore gjatë vikendit, detyrimisht duhet të dërgojnë kërkesë tek Shtabi i Emergjencës i Komunës së Tetovës në këtë adresë elektronike [email protected] ose të dorëzojnë kërkesë në arkivin e Komunës së Tetovës – (e enjte) nga ora 08:00 deri në ora 14:00.
  • Do të lejohet qarkullimi maksimum i 10 personave të punësuar të paraqitur përfshirë edhe shpërndarësit nga marketi, të cilët duhet të kenë pajisje përkatëse mbrojtëse.
  • Operatorët ekonomik të regjistruar për kryerjen e dorëzimit të ushqimit përmes dërgesave on-line, në mënyrë të papenguar ta kryejnë punën e tyre të shtunën dhe të dielën, dhe për të njëjtën të njoftojnë Shtabin Emergjentë të Komunës së Tetovës ne e-mailin [email protected]
  • I drejtohet njoftim të gjitha Barnatoreve në territorin e Komunës që do të punojnë  gjatë kohës së orës policore gjatë fundjavës, detyrimisht t’i dorëzojnë të dhënat e nevojshme në adresën elektronike [email protected] më së voni deri nesër (e enjte) në ora 14:00. Kjo nevojitet për koordinimin në kohë me ekipet mobile të Komunës së Tetovës, Kryqin e kuq-Tetovë dhe SPB-Tetovë.
  • I drejtohet apel filialeve dhe ekspoziturave të të gjitha bankave që punojnë në territorin e Komunës së Tetovës të sigurojnë masa për rend për klientët që presin para sporteleve dhe para hyrjeve të bankave si dhe për bankomatet të instaluar para objekteve të bankave.
  • Gjithashtu shtabi i Emergjencave vendosi të kërkojë nga Banka Popullore që të ndërmerr masa konkrete ndaj bankave në Tetovë që ta përshtatin orarin e punës në këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe të gjejnë modusin e pagesës së pensioneve nëpërmjet postës, në mënyrë që të moshuarit të mos tubohen dhe grupohen para bankomateve dhe para hyrjeve të bankave.
  • I drejtohet rekomandim marketeve që të bëjnë dezinfektimin e detyrueshëm të objekteve gjatë orëve të mëngjesit, para fillimit të orarit të punës.

Kërkesën për leje pune gjatë orës policore marketet e interesuara mund ta shkarkojnë KËTU

Ndryshe, Sot është dita e dytë me radhë ku në territorin e Komunës së Tetovës nuk është evidentuar asnjë person me virusin korona, kështu që numri i të infektuarve në këtë komunë aktualisht është 29. Vlen të theksohet se numri i personave të testuar në këtë komunë nuk bëhet publik.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit, tre persona të infektuar me virusin korona kanë ndërruar jetë. Gjithashtu, janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. MSH-ja informoi se viktima e tretë është lehona 27 vjeçare nga Kumanova, pozitive në virusin korona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: Virusi korona, dita e dytë me radhë me 0 raste në Komunën e Tetovës, por nuk dihet numri i të testuarve
LEXO: RMV, dy persona të vdekur dhe 18 raste të reja me virusin korona, gjithsejtë 617 të infektuar
LEXO: Kumanovë, ndërroi jetë 27 vjeçarja pozitive në virusin korona, që lindi fëmijë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button