Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi kërkesën e 136-të kompanive për kredi pa interes

Qeveria e RMV-së ne seancën e 38-të i miratoi aplikimet për kredi pa interes nga 136 ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, pasi Banka për Zhvillim paraprakisht kishte njoftuar se kushtet janë përmbushur, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e autorizon Bankën Zhvillimore të RMV-së për të nënshkruar marrëveshje për kredi me kërkuesit e kredisë që i plotësojnë kushtet dhe kriteret për kredi pa interes.Sipas informacioneve nga Banka zhvillimore e RMV-së, nga kërkesat e përpunuara, kushtet i plotësojnë 136 kompani me 1,737 të punësuar, dhe atyre I është pranuar kredi pa interes me vlerë gjithsej 1,263,079 euro”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Ndryshe, Banka për Zhvillim sot i ka dorëzuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut informatën e parë për aplikacionet e përpunuara të kredisë nga ana e kompanive të cilat përmbushin kushtet për kredi pa kamatë, në shumë të përgjithshme prej 1.263.079 euro.

LEXO: RMV, 136 kompani kanë aplikuar për kredi pa kamatë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button