Kriza e koronës do të lë pa punë 195 mln njerëz në botë

Ndërprerja e përgjithshme e punës në shumë kompani të botës dhe masat ekonomike në lidhje me përhapjen e virusit korona, është reflektuar ndaj afërsisht 2,7 miliardë punëtorëve në botë, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, për shkak të kufizimeve të ndryshme, do të humben gjithsej 6,7 % e orarit të punës, që është e barabartë me humbjen e punës të 195 mln njerëzve, thuhet në raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

“Masat për ndalimin e plotë apo të pjesshëm të biznesit ka prekur 2,7 miliardë punëtorë, që paraqet rreth 81 % të fuqisë punëtore globale, thonë ekspertët.

Sipas tyre, në kuartalin e dytë të vitit 2020, orari i punës do të zvogëlohet afërsisht për 6.7 %, që do të thotë mungesë nga puna e 195 mln njerëzve me orar të plotë të punës.

Sipas raportit të kësaj organizate, akoma nuk ka parashikime për rritjen e papunësisë në gjithë vitin, pasi ajo do të varet nga zhvillimit i pandemisë dhe nga masat për kundërshtimin e ndikimit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button