Si ta kuptoni se të dashurin e keni në depresion?

Cilat janë shenja kryesore të depresionit, të cilat pothuajse secili mashkull provon t’i fshehë, që në këtë rast i bën krejt ndryshe nga femrat, pasi që ato ndjenjat e tyre i tregojnë pa kurrfarë problemi, ndërsa meshkujt nuk i lejon natyra, që sa herë të jenë të pikëlluar t’ia plasin vajit?

Kur femrat ndihen të pikëlluara qajnë, ndërsa që ndjenjat e tyre janë aty për t’u treguar dhe nuk kanë pse të kanë turp. Mirëpo, nëse mashkulli juaj nuk qanë dhe nuk largohet nga shtrati, nuk do të thotë se nuk ka probleme.

Tashmë është vërtetuar se si depresioni te meshkujt manifestohet krejt ndryshe dhe rrallë herë mund të dallohet.

Vuan fizikisht
Në rastet më të shpeshta depresioni te meshkujt ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë. E mundojnë problemet me gjumë, kokëdhimbje, pengesa në tretje e madje problemet edhe seksuale.

Është agresiv dhe nervoz
Është i ndjeshëm në secilën kritikë, ndizet shpejt, nuk është i qetë dhe ka humbur durimin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button