Në Nju-Jork çdo ditë në shtëpi vdesin nga 200 persona të cilët nuk janë të regjistruar

Në Nju-Jork, ku testimet treguan se pozitivë ndaj koronavirusit janë 76.876 persona, që është për disa mijëra më pak se në Kinë në kulmin e pandemisë, deri më tani kanë vdekur 4.009 persona, ndërsa disa zyrtarë të qytetit paralajmërojnë se numri është më i lartë sepse çdo dit në shtëpi vdesin nga 200 persona, ndërsa vdekjet e tyre nuk regjistrohen në të dhënat zyrtare sepse nuk janë testuar, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

“Nëse dikush vdes nga koronavirus në shtëpi, ekziston shans i madh të mos hyjë në të dhënat zyrtare. Kjo gjithashtu do të thotë se viktimat të cilët nuk janë testuar nuk llogariten, gjë që e shtrembëron edhe pasqyrën që u duhet epidemiologëve”, deklaroi Aja Vorti-Dejvis, zëdhënëse e qendrës së kërkimit shëndetësor.

Ajo shtoi se duhet të merret parasysh që në Nju-Jork para pandemisë çdo ditë kanë vdekur nga 20 deri në 25 persona.

Zjarrfikësit lokalë, të cilët janë përgjegjës të reagojnë në raste urgjente, të tilla si arrest kardiak, theksuan se prej më 20 mars deri më 5 prill në shtëpi kanë vdekur 2,192 dhe është gati 400 herë më shumë se vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button