RMV, Rekomandime për sjellje të të punësuarve në kapacitetet prodhuese për prodhime ushqimore dhe thertore

Qeveria doli me rekomandime për organizim të procesit prodhues të formave të cilat kryejnë veprimtari të prodhimeve ushqimore, njofton Portalb.mk.

“Në  fabrikat ku drejtpërdrejtë bëhet procesi prodhues të limitohet numri i të punësuarve  deri në atë masë që punëtorët të qëndrojnë në largësi prej dy metra. Në thertoret për shkak të specifikës së procesit prodhues largësia mund të jetë  deri në një metër e gjysmëm,  citojnë nga pres shërbimi qeveritar.

Të punësuarit shtojnë, duhet të mbajnë maska mbrojtëse, ndërsa ata në thertore maskën ta ndërrojnë  në çdo dy deri katër orë ose në rast të dëmtimit të saj ose ndotjes me gjak ose papastërti tjetër.

“Në vetë fabrikën dueht të sigurohen mjete për dezinfektim të duarve dhe sipërfaqeve të punës. Gjatë orarit të punës nga ana e të punësuarve të respektohen  masat e përgjithshme të rekomanduara për nivel më të lartë  të higjienës personale dhe të përgjithshme. Të ndalohet grupimi  gjatë kohës së pushimit në grupe më të mëdha se pesë persona, thonë në kumtesën dhe shtojnë  të bëhet  ajrosja më e shpeshtë e hapësirave të punës përkatësisht më shumë herë  gjatë ditës.

Nga Qeveria potencojnë rregullisht të zbatohet DPP/DHP të bazuara në HACCP parimet.  Në rast të një laboratori të konfirmuar me Kovid-19 te personi i punësuar (me ose pa simptoma), personi menjëherë izolohet dhe dërgohet në shtëpi dhe këshillohet menjëherë ta kontaktojë mjekun e tij amë.

“Personi përgjegjës në firmë e njofton Qendrën për shëndet publik (QSHP) dhe ua dorëzon të dhënat e kompletuara për punëtorin pozitiv të Kovid-19 (emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit) përgatit listë të personave të cilët sipas vendit të punës janë në afërsi (pranë tij, para dhe pas) në vendin e punës të punëtorit pozitiv të Kovid-19 i cili dërgohet në  shërbimin epidemiologjik nga QSHP”; potencojnë nga pres shërbimi qeveritar.
Pas kontrollit epidemiologjik të bërë nga ana e QSHP-së dhe vlerësimit të bërë  të rrezikut,  definohet lista e personave të cilët me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor vihen nën kontroll shëndetësor për izolim shtëpiak në kohëzgjatje prej 14 ditëve.

“Pas pastrimit  mekanik themelor të bërë në fabrika/hapësira dhe dezinfektimit të bërë nga ana e  institucionit të autorizuar për DDD, vazhdohet me procesin prodhues normal”, thuhet në kumtesë.

Nga Qeveria rekomandojnë të shmanget kontakti i personave të punësuar në fabrika  gjatë procesit të punës, ndërsa veçanërisht me nëpunësit administrativ ndërsa në rast të nevojës për punë administrative nënshkrimi i dokumenteve  të letrës të bëhet jashtëzakonisht përmes një personi të caktuar i cili mban  maskë mbrojtëse dhe doreza.

“Personat e obliguar për sigurim të objektit dhe shoferët të cilët distribuojnë  produkte të gatshme repromateriale, dokumente në letër gjithashtu të mbajnë maska mbrojtëse. Të mos mbahen mbledhje/kolegiume  vetëm  në qoftë se bëhen në telefon ose përmes emailit,  dhe në sallë por në largësi  prej dy metra nga njëri tjetri”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button