RMV, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime për personat me sëmundje kardiologjike

Duke pasur parasysh faktin që, sipas kardiologëve, sëmundjet e zemrës rrisin  rrezikun e pandemisë COVID- 19, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate, ka këshilluar personat me sëmundje të zemrës, që të jenë të vetëdijshëm se kanë një rrezik të rritur, të mbrojnë veten dhe të zvogëlojnë  rrezikun e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes me korona virusin e ri, njofton Portalb.mk.

Kjo ministri u ka adresuar disa rekomandime kardiologjike këtyre personave dhe kanë thënë se, informacioni dhe rekomandimet në kohë janë një armë e fuqishme për pacientët me sëmundje të zemrës.

“Nëse  pacienti  i sëmur me sëmundje  kardiologjike dyshon se i ka simptomat e mëposhtme: temperatur, kollitje,frymëmarje të rënduar(gulçitje) , dhimbje koke ose dhimbje të fytit, hiperemi e përgjithshme është e nevojshme të telefononi mjekun amë, dhe t´ja tregoni  diagnozën tuaj kardiovaskulare, trajtimet dhe qëndrimi në një spital kardiologjik, ti tregoj të gjitha barnat që i përdor, në mënyrë që të sigurojë një vlerësim më të mirë nga mjeku  amë për veprime të mëtutjeshme. Rekomandimi i mjekut amë  duhet të ndiqet plotësisht”, thuhet në kumtesë.

Nëse pacienti i sëmur me sëmundje  kardiologjike, qëndron më tej në komunikatë, ka simptoma të tilla si shtërngime  në gjoks, e cila zgjat më shumë se pesë minuta dhe ata  nuk qetësohen gjatë përdorimit të barnave aktuale, është e nevojshme që menjëherë të konsulltoheni me mjekun amë, i cili do ta udhëzoj se si të veproj më tej.

“Çdo  pacient i cili  mjekohet për shtypje të lartë të gjakut, është e nevojshme të monitorohet shtypja e gjakut  duke e matur vetë  dhe duke e regjistruar vlerën e matur, dhe të konsultohet me mjekun amë  me telefon, nëse shtypja e gjakut  tejkalon 150/100 dhe për ta rritur dozën e barnave, të cilat i  ka përdorur rregullisht deri atëherë, dhe nëse shtypja e gjakut  akoma nuk është i rregulluar, këshillohuni për një kontrollë në ordinancë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, është theksuar se, marrja e barnave dhe ndjekja e rekomandimeve të mjekut mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve nga kjo urgjencë stresuese, si dhe rreziku i infeksionit në mushkëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button