Bendevska: As në ëndërr nuk paramendoja se pushteti do të rrah

“Mund të paramendoja se do grindemi, shtyhemi. Mund të paramendoja gjithçka, por ajo që ndodhi dje në Parlament, as në ëndërrën më të keqe nuk mund ta paramendoja”, deklaroi për Plusinfo, deputetja e LSDM-së, Vesna Bendevska, e cila si dhe kolegët dhe bashkëpartiakët e saj, Biljana Kazanxhiska dhe Golub Angelov, u lënduan në incidentin e djeshëm i cili ngjau në Kuvendin e Maqedonisë.

Bendevska dhe Kazanxhiska janë hospitalizuar në Qendrën klinike në Shkup. Pas ndihmës së ofruar, që dje, është lëshuar në mjekim shtëpiak deputeti Angelov. Mbrëmjen në spital e kaloi Bendevska dhe Kazanxhiska. Prej tre të lënduarve, pikërisht Bendevska, theksojnë kolegët e saj, ka kaluar më keq.

“Mjekët konstatuan se kam tronditje në tru dhe të ënjtura në këmbën e djathtë. Nga infuzioni dhe nga barnat ndjehem paka më e lodhur. Lëndimet do të kalojnë, por dhembja në shpirt për atë që ndodhi dje një kohë të gjatë do të mbesë”, thekson Bendevska. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button