RMV, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 181 persona kanë qenë pa simptoma të virusit korona

Analiza e Instituti të Shëndetit Publik për gjendjen kumulative për virusin korona në Maqedoninë e Veriut, në pajtueshmëri me gjendjen deri më 6 prill të vitit 2020 tregon se numri më i madh i të infektuarve janë gra, gjegjësisht 312, ndërkaq burra 287. Te të infektuarit, mosha mesatare është 46 vjeç, ndërkaq numri më i madh janë në moshë prej 50 deri në 59-vjeç, njofton Portalb.mk.

Përskaj sëmundjes nga virusi korona, te 167-të të infektuar kanë edhe sëmundje kronike pre të cilëve më shumti (155) me sëmundje kardiovaskulare, 33 me diabet, 33 me sëmundje kronike të mushkërive të bardha dhe 23 me sëmundje tjera kronike. Karakteristike është se rreth 30% e të paraqiturve të sëmurë te 181 persona nuk ka pasur simptoma. Në lidhje me simptomat tjera më së shpeshti janë regjistruar temperaturë (64%), kollitje (60,9%), dobësi (34,3%), ethe (19,7%), kokëdhimbje (17,5%), dhimbje të futit (17,3%) dhe frymëmarrje të rënduar (16,5%).

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSh, vlerësohet se Shkupi, Dibra dhe Kumanova janë në fazën 4, gjegjësisht transmetim të gjerë të përhapjes në komunitet. Pjesa tjetër e shtetit është në fazën 3, e ashtuquajtur transmetim lokal.

Me qëllim të parandalimit të mëtutjeshëm të shpërndarjes së virusit korona në shtet, Qeveria miratoi kufizime shtesë për lëvizjen e qytetarëve në territorin e tërë shtetit gjatë kohës së ditëve të punës dhe vikendeve.

Sot në ora 16:00 fillon të vlejë orari i ri i orës policore, i cili parasheh ndalesë për lëvizje të qytetarëve deri në orën 5 të mëngjesit. Për vikende masa do të vlejë 24 orë. Për këtë, ka pasur edhe ndryshime të itinerareve të transportit publik dhe të trenave. Kafshët shtëpiake, gjatë vikendit do të munden të shëtitën tre herë në ditë nga gjysmë ore, në orare 08:00-08:30, 15:00-15:30 dhe 20:00-20:30, por jo më larg se 100 metra nga vendbanimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button