Qyteti i Shkupit nuk do të ndërmerr masa shtesë drejt tatimpaguesve

Qyteti i Shkupit, nëpërmjet një komunikate, informoi qytetarët se vendimet për tatim të pronës dhe tatim të firmave të cilat arrijnë në adresat e tyre janë dërguar para se të ndodh pandemia me virusin korona në Maqedoninë e Veriut, ndërsa për shkak të gjendjes së sapo krijuar nuk do të ndërmerren masa shtesë drejt tatimpaguesve, njofton Portalb.mk.

“Derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, Qyteti i Shkupit nuk do të veprojë sa i përket vërejtjeve për vitin 2019 të cilat janë dorëzuar deri te tatimpaguesit e tatimit të pronës dhe deri te tatimpaguesit e taksës komunale – të kompanive dhe nuk do të bëhet pagesë e dhunshme e borxheve të mbetura pa paguar”, qëndron në kumtesë.

Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se të gjitha rastet kur tatimpaguesit dhe tatimpaguesit nuk do të marrin vendime ose në vendimet do të vëreheshin lëshime dhe parregullsi, do të zgjidhen pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button