Është djegur shitorja e “Kipper”-it në fshatin Përshefcë, rrethina e Tetovës

Është djegur shitorja “Kipper” në fshatin Përshefcë, rrethina e Tetovës. Nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë na thanë që dëmi material është i madh por fatmirësia në këtë fatkeqësi është se nuk ka njerëz të lënduar, njofton Portalb.mk.

Gjatë ditës së sotme në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë kanë arritur shumë telefonata nga fshatarët e fshatit Përshefcë, për shkak se siç thonë dëshmitarët okular zjarri ka marrë hov të madh dhe në çdo moment është pritur zgjërimi i tij.

Uka Aliti, komandanti i zjarrfikësve në Tetovë potencoi se këtë objekt e ka shpëtuar shpejtësia në veprim e këtij njësiti kundër zjarrit, sepse siç tha ai, dëmi si material ashtu edhe njerëzor ka mundur të jetë shumë më i madh për vetëm edhe disa minuta të kishte zgjatur i njëjti.

“Sot në ora 11 e 30 shumë fshatarë të fshatit Përshefcë na janë paraqitur në telefon dhe na njoftonin për zjarr në një objekt në fshatin e tyre. Ne menjëherë morëm të gjitha masat që sa më shpejt të arrimë në vendngjarje, edhe atë me 3 automjete dhe 9 zjarrfikës. Përshëndet vetëdisimin qytetarëve që na lironin rrugën sapo na shihnin. Të lënduar fatmirësisht nuk ka, dëmi material është i madh por ka mund të jetë shumë më tragjik ky rast në qoftë se nuk do të intervenonim kaq shpejtë” theksoi Uka Aliti për Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button