Borisov: Do të dërgojmë veshje mbrojtëse për “vëllezërit nga Maqedonia e Veriut”

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, premtoi sot se do të dërgojë qindra veshje mbrojtëse për “vëllezërit tanë nga Maqedonia e Veriut”, siç është shprehur ai, informuan mediat bullgare, transmeton Portalb.mk.

“Shumë lehtë është të thuash vëlla, por kur sheh njerëz që vdesin, atëherë duhet të veprosh. Kam urdhëruar që sot të dërgohen qindra veshje mbrojtëse për personelin mjekësor në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë në vijën e parë të luftës”, deklaroi Borisov.

Kryeministri bullgar tregoi se aktualisht nuk ka shërim për koronavirusin në botë, por që nuk ka asnjë pacient të vetëm që nuk është shëruar.

“Ne kemi siguruar mjete që kanë treguar efekt në vendet e tjera”, deklaroi Borisov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button