RMV, bankat u bëjnë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë shërbimet bankare elektronik dhe mobile dhe mos të krijojnë turma

Asociacion i bankave të Maqedonisë u bën thirrje qytetarëve që të vizitojnë degët dhe ekspoziturat e bankave vetëm nëse e kanë patjetër, ndërsa në të gjitha rastet e tjera të përpiqen të përdorin shërbimet elektronike dhe mobile të bankave, që janë falas dhe janë në dispozicion 24 orë në ditë, njofton Portalb.mk.

“Përmes këtyre shërbimeve, mund të bëhen transaksione edhe për të paguar faturat- shërbim për të cilin shumë qytetarë ende vizitojnë degët dhe ekspoziturat”, theksohet në komunikatën e Asociacionit të Bankave të Maqedonisë.

Gjatë vizitave të domosdoshme të bankave, asociacioni u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet për distancën e duhur dhe rekomandimet për vetëmbrojtje.

Në të njëjtën kohë, duhet të respektohen udhëzimet e dhëna për të pritur para degëve dhe ekspoziturave, kur është vizita është e paevitueshme, krejt kjo për të mos rrezikuar shëndetin.

Asociacion i bankave të Maqedonisë rithekson që në periudhën e epidemisë së koronavirusit, kur të bëhen pagesa përdorimi i parave të gatshme të shmanget dhe sa herë që është e mundur qytetarët të përdorin kartat e pagesave.

Për shkak të turmave para degëve dhe ekspoziturave për pagesa të pensioneve dhe asistencës sociale, bankat kanë vendosur shenja të distancës adekuate midis qytetarëve që presin radhë dhe kanë aktivizuar edhe shërbim për të mbajtur rendin, atje ku është e nevojshme, ndërkohë që lëshohen edhe numra të pritjes. Gjatë ditës së djeshme, para disa degëve dhe ekspoziturave, u desh që policia të përfshihej në organizimin e radhëve të pritjes.

“Aktualisht, janë po shqyrtohen disa mundësi për organizimin e duhur të mëtutjeshëm të punës, veçanërisht për pagesën e pensioneve dhe ndihmave sociale të ardhshme, kur numri i klientëve që vizitojnë bankat është më i lartë”, theksojnë nga asociacioni i bankave.

Ata rekomandojnë që qytetarët të ndjekin të gjitha informacionet e ardhshme nga bankat që kanë të bëjnë me riorganizimin dhe ndryshimet në orarin e punës, mënyrën e përdorimit të degëve dhe ekspoziturave, si dhe regjimin e punës gjatë pagesës së pensioneve dhe ndihmave sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button