E tmerrshme çfarë i ndodhi këtij francezi që doli nga karantina vetëm për cigare

Miliona njerëz po përshtaten me jetesën nën masat e sigurisë të marra ndaj koronavirusit dhe Franca ka urdhëruar popullatën e saj të qëndojë në shtëpi.
Por një zotëri vendosi ta thyejë karantinën dhe të kapërcejë kufirin në Spanjë, në kërkim të cigareve të lira, shkruan Class.

Nuk përfundoi mirë, sepse humbi dhe iu desh të shpëtohej nga Shërbimi i Shpëtimit në malet franceze.

.

Ai ishte “i rraskapitur, i humbur dhe dridhej”, kur u shpëtua nga një helikopter, të shtunën. Zotëria, të cilit nuk i është bërë emri publik, për të ruajtur anonimitetin, u nis me makinë nga qyteti i Perpignan, por e gjeti veten të bllokuar nga policia kufitare. Kështu që, ai tentoi të kapërcente kufirin për në La Jonquera në këmbë.

.

Megjithatë, pasi humbi rrugën në shpatet e malit, ra në një rrjedhë lumi dhe në disa shkurre, derisa përfundoi duke kërkuar ndihmë.
Shpëtimtarët e gjetën menjëherë  vendndodhjen e zotërisë dhe e evakuan me helikopter, duke e kthyer në Perpignan, ku mori një gjobë prej 135 eurosh nga thyerja e rregullave të karantinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button