Mbase po i vini re në karantinë, 5 gjërat ‘e këqija’ në një marrëdhënie

Është shumë e vështirë të përcaktojmë se cila është marrëdhënia e duhur dhe cila jo duke u bazuar në sjelljen e çiftit, por më poshtë janë pesë steriotipe që, në fakt, tingëllojnë të këqija, por mund të jetë të mira për raportin në çift. Ndoshta, në këtë kohë karantine, i keni vënë re më shumë, shkruan Class.

Konfilktet

Kur nuk ka konflikte në një marrëdhënie, nuk ka as besim. Nëse i mbani ndjenjat brenda vetes, nuk mund të ndryshoni asgjë. Argumentet ndihmojnë të largoheni nga zemërimi dhe t’i tregoni partnerit tuaj se çfarë nuk ju pëlqen tek ai. Ju do të kuptoni pikat e dobëta të njëri-tjetrit dhe filloni të kuptoni njëri-tjetrin më mirë.

Flirtet

Flirtimi me të tjerët ndihmon në ruajtjen e tërheqjes së ndërsjellë seksuale. Duke flirtuar, ndihemi të lumtur dhe tërheqës, gjë që ngre disponimin dhe vetëvlerësimin. Është e rëndësishme të sjellësh këtë energji pozitive në marrëdhënien tuaj.

Si ta kuptoni se e keni kaluar vijën e padukshme? Psikologët rekomandojnë: nëse mendoni se fjalët që thoni ose gjërat që bëni, do të fyejnë partnerin tuaj, atëherë ju po e kaloni atë.

Egoizmi i shëndetshëm

Për të mbajtur marrëdhënien tuaj të shëndetshme, është e rëndësishme të kujdeseni për veten dhe të jeni mjaft të fortë për të qëndruar në tokë (respektoni të njëjtën dëshirë për partnerin tuaj). Vendosni  limitet tuaja dhe përcaktoni hapësirën tuaj, interesat dhe hobet jashtë marrëdhënies.

Jeta në vështirësi

Çdo çift kalon në krizë në një kohë apo në një tjetër. Ato përshkruhen në të gjitha tekstet klasike të psikologjisë. Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme të mësohet të jetosh përmes vështirësive, konflikteve, pakënaqësisë dhe pritjes. Nuk është e nevojshme të shkatërrosh derën, për të rregulluar gërvishtjen.

.

Distanca në çift

Nëse jeni së bashku kudo dhe gjithmonë, atëherë marrëdhënia, në mënyrë të pashmangshme, bëhet më pak e pasionuar, madje edhe e mërzitshme. Kjo periudhë karantine, ndoshta po jua tregon së tepërmi. Të gjithë psikologët rekomandojnë marrjen e një pushimi nga njëri-tjetri. Një ndarje, madje edhe një e shkurtër, gjithmonë ndiqet nga një ribashkim i lumtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button