Të krishterët katolikë kremtojnë Krishtlindjen

Mijëra pelegrinë të krishterë, nga e gjithë bota, janë duke festuar lindjen e Jezusit në Betlehem.

Dita kulmoi me Meshën e prag-Krishtlindjes në Kishën 1700-vjeçare të Lindjes, të ndërtuar në vendin ku besohet se Jezusi u lind. 

Në Betlehem, kreu i Kishës Katolike Romane në Jeruzalem, shprehu mbështetjen e tij për shtetin palestinez. Ndërkohë, në Vatikan, Papa Benedikti XVI, mbajti meshën tradicionale në Bazilikën e Shën Pjetrit. 

Papa nxiti të krishterët të “gjejnë kohë dhe hapësirë për Zotin, në jetët e tyre, që ikin shpejt”. Papa Benedikti u lut që izraelitët dhe palestinezët të kenë mundësi të jetojnë në paqe. Ai u lut gjithashtu për paqe në Liban, Siri dhe Irak. Mesha, zakonisht e mbajtur në mesnatë, u soll përpara me 2 orë, për të shmangur lodhjen e Papës 85-vjeçar. 

Si çdo vit, edhe në Tiranë është kremtuar Mesha e Krishtlindjes në katedralen e Shën Palit, meshë e cila u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita. 

“Kremtojmë sot ngjarjen më të madhe në historinë e njerëzimit. E presim këtë ditë, siç e kemi traditë ne shqiptarët, me përulësi”, tha Imzot Rrok Mirdita.  

Në Kosovë, mesha kryesore është mbajtur në katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button