Virusi korona e shtyu Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor i cili duhej të mbahej në Zagreb

Presidenca kroate e Këshillit të Bashkimit Evropian, ashtu siç njofton MIA, miratoi vendim që t’i shtyj të gjitha takimet joformale dhe konferencat deri më 15 maj, por edhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që të kufizohet përhapja e pandemisë Kovid-19, njofton Portalb.mk.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor ishte paraparë që të mbahej në Zagreb më 7 maj.

Sipas kumtesës së publikuar në ueb faqen e Presidencës, në marrëveshje me kryetarin e Këshillit Evropian Sharll Mishell do të tentojë që të gjendet termin i ri për mbajtjen e Samitit BE -Ballkani Perëndimor në qershor, nëse situata me krizën korona e lejon këtë.

“Në mënyrë alternative, në pamundësi që të mbahet takim fizik, do të propozohet që takimi të mbahet me ndihmën e video lidhjeve (deri në fund të presidencës kroate)”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, sipas parlajmërimit të eurokomearit, Oliver Varhejli në këtë Samit, BE-ja është dashur ta prezantojë planin ekonomik për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Plani ekonomik është një prej tre hapave që i ndërrmer Komisioni Evropian në korniza të reformave në procesin negociues, të cilat duhet tën dihmojnë për transformimin efikas të shoqërive në vendet e rajonit dhe të sigurojnë rezultate konkrete.

Dy hapat tjerë, përveç planit ekonomik, kanë të bëjnë me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit për BE-në dhe hapjen e bisedimeve hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Vendet e BE-së, më 24 mars, arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dje, të gjitha 27 vendet-anëtare, pas negociatave të vështira, ranë dakord që metodologjia e propozuar e rinovua e Komisionit Evropian për anëtarësim është e kënaqshme dhe se përparimi i reformës së Maqedonisë së Veriut është i mjaftueshëm për të hapur negociatat e aderimit në Bashkimin Evropian.

Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet “sa më shpejt është e mundur”, qëndron në projekt konkluzionet e vendeve-anëtare.

Konferenca ndërqeveritare shënon hapjen zyrtare të kapitujve, dhe Komisioni Evropian së pari duhet të hartojë një kornizë bisedimesh, e cila gjithashtu duhet të miratohet nga vendet-anëtare. Duke pasur parasysh pasigurinë për shkak të koronavirusit, askush nuk guxon të caktojë data tani.

Maqedonia e Veriut gjithashtu do të duhet ta përgatisë pozicionin e saj negociues përpara fillimit të këtij procesi.

Përfundimet parashikojnë hapjen e negociatave edhe me Shqipërinë, por  për këtë vend janë dhënë një numër kushtesh për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Diplomatët në Bruksel sqarojnë se ky ndryshim është për shkak të qëndrimeve të shteteve anëtare.

Pasi të jetë miratuar vendimi, hapet një procedurë me shkrim për miratimin e tij zyrtar nga të gjitha vendet-anëtare, me çka vendimi hyn në fuqi. Procesi mund të zgjasë deri në fund të javës, kur mbahet një samit i udhëheqësve të BE, të cilët gjithashtu do të japin miratim politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button