2,500 euro gjobë për një shkupjan, është dashur të jetë në vetëizolim, ka shkuar në market

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit deri te Gjykata Penale ka dorëzuar propozimin për gjobitjen e një qytetari nga Shkupi me 2,500 euro, i cili e ka shkelur vetëizolimin e obliguar, njofton Portalb.mk.

“Personi i akuzuar, më 17 mars, gjatë hyrjes në pikën kufitare Tabanovc, ka nënshkruar deklaratë se do të vetëizolohet në periudhën prej 14 ditëve, pasi që paraprakisht ka qëndruar në Slloveni si vend i rrezikshëm për shpërndarjen e virusit korona. Por, ai nuk ka vepruar sipas dispozitave dhe urdhrave me të cilat caktohen masa për shkatërrimin dhe parandalimin e sëmundjes, kështu që më 25 mars ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka qenë në market”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokurori publik i propozoi Gjykatës që të akuzuarit t’i shqiptojë 100 gjoba ditore, ndërkaq vlera e një gjobe të jetë 25 euro, gjegjësisht 2,500 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button