Virusi korona, Antikorrupsioni do të ndjekë nëse dikush përfiton ilegalisht nga furnizimet publike dhe donacionet

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, bashkë me Platformën e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit, në kushtet e pandemisë së virusit korona dhe gjendjes së jashtëzakonshme, po ndërmarrin aktivitete për ndjekjen e përmbajtjes, transparencës dhe llogaridhënies gjatë furnizimeve publike dhe donacioneve, njofton Portalb.mk.

Antikorruspioni dhe Platforma thonë se në këtë periudhë do të punojnë në dy drejtime:

  1. Ndjekjen e përmbajtjes, transparencës dhe llogaridhënies në realizimin e dekreteve me fuqi të ligjit dhe masave të Qeverisë dhe institucioneve që i miratojnë në këto kushte të jashtëzakonshme, veçmas të atyre që përfshijnë harxhim të mjeteve buxhetore dhe shfrytëzim të donacioneve dhe ngjashëm, a në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe gjendjes ekonomike në vend.
  2. Mbështetje për qytetarët dhe institucionet në paraqitjen dhe zbulimin në kohë të mangësive të mundshme në veprimin e autoriteteve lokale dhe shtetërore, por edhe të individëve dhe subjekteve në sektorin publik.

Me këtë rast, Antikorrupsioni ua rikujton personave zyrtarë dhe subjekteve të sektorit publik t’i respektojnë parimet e ligjshmërisë, integritetit, barazisë, publikut, normat etike dhe standardet profesionale gjatë kryerjes së detyrave dhe obligimeve publike. Në pajtueshmëri me këtë, personat zyrtar:

  • Nuk guxojnë ta shfrytëzojnë funksionin, autorizimin publik, detyrën dhe autorizimin zyrtar për kryerjen e veprimeve që në pajtueshmëri me dispozitat ligjore është e ndaluar, gjegjësisht nuk guxojnë që të lejojnë lëshime në veprimet të cilat janë të obliguar t’i kryejnë;
  • Nuk guxojnë që me detyrën e tyre profesionale të përfitojnë për interesin personal, apo për interesin e ndonjë personi tjetër;
  • Janë të obliguar që ta respektojnë interesin publik dhe të veprojnë pa diskriminim ose privilegj për këdo;
  • Nuk guxojnë të udhëhiqen nga interesat personale, familjare, fetare, partiake apo etnike, e as nga trysnitë dhe premtimet nga personi eventual, apo ndonjë tjetër person.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button