Gjyqësia gjermane ka zbuluar një mashtrim të madh me dërgesën e dhjetë milionë maskave mbrojtëse

Gjyqësia gjermane ka zbuluar një mashtrim të madh me dërgesën e parealizuar të rreth dhjetë milionë maskave mbrojtëse për 15 milionë euro në Rajnën Veriore-Vestfalija, kumtoi prokuroria në Traunshtajn, njofton MIA.

Dy kompani distributore nga Hamburgu dhe Curihu është dashur t’u dorëzojnë maska autoriteteve në zonën më të prekur në Gjermani, Rajna Veriore-Vestfalija.

Kompanitë megjithatë u bënë viktimë e mashtruesve. Ata paraprakisht kanë paguar rreth dy milionë euro në llogari të gjoja kompanisë për dërgesën, por maskat nuk kanë arritur,

Kur mashtrimi është zbuluar, kompetentët nga Rajana Veriore-Vestfakija veç më i kishin paguar një shumë prej 14,7 milionë euro kompanive distributore, por kanë arritur t’i kthejnë paratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button