Dimitrov: Gjendja e jashtëzakonshme është tokë pjellore për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme

NATO nëpërmjet mekanizmit për mbrojtje në një mënyrë ka rol të qendrës koordinatave mes kërkesave dhe nevojave të vendeve anëtare në menaxhimin me COVID-19, porositi shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në emisionin “Utrisnki Brifing” të “Sllobodna TV” mes tjerash ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij të parë në mbledhjen e Aleancës, pas anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Ai rikujtoi se ndihma e parë për vendim në atë kuptim ka arritur nga Norvegjia, respiratorët mekanik, ndërkaq për sot pasdite në Shkup është paralajmëruar një avion me ndihma nga Turqia.

“Paraprakisht Hungaria, Sllovenia, ShBA, Holanda kanë dhënë ndihmë për sistemin shëndetësor. BE doli me pako prej 400 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, rreth 70 milionë për shtetin tonë, për pasojat ekonomike”, tha Dimitrov.

Dimitrov shprehu kënaqësi për atë që 20 vjet është pjesë e rrugës drejt Aleancës, ndërkaq tani për herë të parë ka diskutuar me 29 kolegët tjerë, jo për kandidaturën e Maqedonisë, por për tjera probleme botërore. Solidariteti, gjegjësisht lufta kundër virusit KOVID-19 është një prej atyre problemeve globale.

Ministrat në kornizë të NATO-s, kanë diskutuar edhe për problemin e lajmeve të rrejshme, ndërkaq Dimitrov kërkoi syçeltësi dhe kujdes nga qytetarët pasi gjendja e jashtëzakonshme është tokë pjellore për lajme të rrejshme.

“Lituania ka ofruar ndihmë konkrete, një prej shteteve që ka përvojë në përballjen me lajmet e rrejshme. Nuk është i thjeshtë menaxhimi me atë fenomen, kërkon syçeltësi nga qytetarët, institucionet dhe gazetarët. Gjithçka që do të lexojnë nuk është e saktë, patjetër të verifikohet, veçmas në gjendje të jashtëzakonshme kur është tokë pjellore për lajmet e rrejshme. Për shembull, ditën kur ShBA e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO, në rrjetet sociale ka pasur marrëzira të ndryshme rreth rrjetit 5G, një përpjekje për t’u humbur lajmi i mirë”, theksoi ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button