RMV, 136 kompani kanë aplikuar për kredi pa kamatë

Banka për Zhvillim i ka dorëzuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut informatën e parë për aplikacionit e përpunuara të kredisë nga ana e kompanive të cilat përmbushin kushtet për kredi pa kamatë, në shumë të përgjithshme pre, 1.263.079 euro, njofton Portalb.mk.

“Në listën e parë i janë dorëzuar Qeverisë gjithsej 135 aplikacione për kredi për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat kanë prej një deri në 50 të punësuar. Qeverisë do t’i dorëzohen informacione në mënyrë të rregullte, në nivel javor, derisa sa të shteren tërësisht fondet nga linja kreditore”, thuhet në kumtesën e Bankës për Zhvillim.

Nga kjo bankë kanë thënë se, pritet që Qeveria në seancën e sotme të shqyrtoj informacionin dhe t’i miratoj aplikacionet e kredisë. Pas kësaj, Banka për Zhvillim do të kontaktoj me kompanitë për realizimin e marrëveshjeve për kredi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button