RMV, Janë gjobitur 533 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar orën policore dhe vetëizolimin

Mosrespektimi i orës policore dhe i masave për vetëizolim dhe karantinë ka bërë që deri më tani të marrin kallëzim penal 533 qytetarë, me shumë të përgjithshme prej disa qindra mijëra euro, transmeton Portalb.mk.

Prokuria Themelore Publike, ka publikuar informatat përmbledhëse për lëndët në të gjitha qytetet e vendit, si dhe në bazë të denoncimeve për mosrespektim të masave për parandalim të përhpajes së virusit korona.

Numri më i madh i qytetarëve që kanë marrë gjoba janë për shkak të mosrespektimit të orës policore në gjithë periudhën e kaluar, përfshirë edhe 7 prillin. Gjoba në të holla, prej 2000 euro është shqiptuar në numrin më të madh të rasteve që nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje në ditët e kaluara. Megjithatë, shuma e përgjithshme e të gjitha rasteve që duhet të paguajnë dënimet, nuk mund të shihet në dokumentin e prokurorisë, për shkak se në disa propozime për gjoba është vendosur vetëm numri i gjobave ditore, por nuk është theksuar vlera në euro në çdonjërën prej tyre.

Pritet që numri i dënimeve për mosrespektim të masave të miratuara nga Qeveria, të rritet edhe në periudhën e ardhshme, veçanërisht për shkak se prej sot fillojnë masat e reja për orë policore, sipas të cilave, kufizimi i lëvizjes gjatë ditëve të javës do të jetë prej orës 16:00, ndërsa në fundjavë kufizimi do të jetë 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button