Një anesteziologe nga Klinika Infektive që punon me pacientët e zbuloi fytyrën nën maskë: Derisa punojmë, harrojmë gjithçka!

Varrat e kuqe në hundë dhe fytyrë nga maskat që mbajnë gjatë gjithë ditës – kjo është ajo që duken fytyrat e punonjësve shëndetësorë të cilët punojnë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me persona të sëmurë nga koronavirus, njofton A1On.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga fotografitë në të gjithë botën, shpesh mund të shihej mundtë shihej që punonjësit e shëndetit heqin maskat në fund të ditës në punë, në mënyrë që publiku të shohë se nëpër çka kalojnë, e me qëllim që të zhvillohet vetëdija se gjatë koronavirusit duhet të qëndrojnë në shtëpi sepse njerëz tjerët e kushtojnë jetën e tyre dhe e rrezikojnë shëndetin e tyre që të kujdesen për të sëmurët.

Te ne kjo ndodh rrallë, ndërsa punonjësit shëndetësorë që janë plotësisht të përkushtuar për të parandaluar përhapjen e të ashtuquajturit “armiku i padukshëm” pothuajse askush nuk i njeh.

Këtë dje, në prag të Ditës së Shëndetit, 7 Prill, e ndryshoi nga një grua – 30-vjeçe Violeta Ognjanova, e cila është specializante në Klinikën Universitare për anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv (KARIL), ndërsa aktualisht e caktuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Ajo ka postuar në profilin e saj në Facebook një fotografi se si duket fytyra e saj pas një dite pune, me plagë në hundë pasi kishte mbajtur maskën N95 gjatë gjithë ditës.

“Pa filtër, sepse kjo foto nuk meriton filtër. Në vijat e para të frontit të njësisë kundër Kovid-19”, ka shkruar ajo.

Drejtoresha e KARIL, Maja Mojsova, përshkroi se si duket ndjenja të mbahen maska gjatë gjithë ditës në punë, përfshirë kostume mbrojtëse.

“Ka njerëz që e kryejnë punën e tyre pa shumë zhurmë. Ka shumë të tillë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Prandaj kam një sfidë për ju – merrni një maskë N95 dhe merrni një skafandër, qoftë edhe nga ato për skijim. Visheni në shtëpi dhe filloni pastron me makinë thithëse, fshini pluhurat, gatuani dhe të shtrini teshat. Dhe pastaj publikoni se sa kohë keni duruar “, ka shkruar Mojsova.

Kam nderin të jem në vijat e para të frontit

Që nga java e kaluar, anesteziologia Violeta Ognjanova është caktuar nga KARIL në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, së bashku me një praktikant tjetër dhe një specialist. Ata punojnë me rastet më të vështira – pacientët që marrin frymë me ndihmën e aparateve për frymëmarrësve.

“Kjo në fakt është ekspertiza jonë. Jemi mësuar të punojmë me pacientë të tillë, por në këtë rast virusi është i ri, thjesht nuk e dini se kundër cilit luftoni, është i paparashikueshëm. “Ne jemi të frikësuar, nuk them jo, por i shtrëngojmë dhëmbët dhe punojmë,” tha Ognjanova për A1on.

Kostumet mbrojtëse dhe maskat i kanë veshur gjatë gjithë ditës, derisa janë në punë.

“Është fakt që është ngrohtë në to, djersitemi, megjithatë të tilla janë protokollet e OBSh-së dhe ato duhet të respektohen. Por gjatë punës harroni atë që keni veshur, thjesht thellohesh në punë. Është gjithashtu e rëndësishme se si hiqen rrobat mbrojtëse në fund të punës, kjo duhet të bëhet me shumë kujdes, ndërsa realisht atëherë je më së shumti e lodhur. Maskat na bëjnë plagë nëpër fytyrat tona, por krejt kjo është e pjesë e punës” tha Ognjanova.

Ajo nuk ngurroi aspak si të përgjigjet në pyetjen nëse ndjehej e kërcënuar dhe nëse tani do të zgjidhte të ishte në shtëpi në vend të punës.

“Kjo është një sfidë për mua. Kam mësuar për këtë. Unë u izolova nga familja ime në mënyrë që të mos i rrezikoja ata e që të mund të punoja. Faleminderimi shkon për mjekët Goran Rafajllovski dhe Azbi Agushi, si dhe gjithë udhëheqësinë e KARIL, që na e dhanë këtë shans për të qenë në vijat e para të luftë. “Kjo për mua paraqet nder” tha mjekja e re.

Ajo u bën apel të gjithë qytetarëve: “Unë e di se askujt nuk i pëlqen të qëndrojë i mbyllur në shtëpi gjatë gjithë kohës. Edhe unë ndihem tmerrshme kur kthehem nga puna dhe gjatë orës policore shoh vetëm rrugë boshe. Por më besoni, kjo do të kalojë, askush nuk e di saktësisht se kur, por atëherë të gjithë do t’i gëzohemi diellit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button