Kosovë, Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë rezultoi pozitiv me Covid-19

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë gjatë të martës ka dalë pozitiv me koronavirus. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se gjendja e këtij zyrtari është stabile, njofton Telegrafi, transmeton Portalb.mk.

Sipas Hotit për fat të mirë zyrtari i MSH nuk ka pasur kontakt as me familjen e tij dhe ai është vet-izoluar.

Po ashtu, 58 kolegë të të infektuarit në Ministrinë e Shëndetësisë janë testuar dhe fatmirësisht kanë dalë negativë.

“Për fat me familjen nuk ka pasur kontakt, ndërsa 58 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetit që në një formë kanë pasur kontakt janë testuar por të gjithë kanë dalë negativë dhe kjo për arsye se kanë përdorur mjete mbrojtëse”, tha Hoti.

Ndryshe, me shifrat e fundit, sipas IKPSHK-së, numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 184, i të shëruarve 30, ndërsa i viktimave është pesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button