Mbi 1,700 viktima nga koronavirusi në SHBA brenda një dite

Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi brenda një dite.Saktësisht 1,734 vetë humbën jetën të martën, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, shifra e çon në 12,722 numrin e përgjithshëm të viktimave në SHBA.

SHBA-ja ka mbi 398,000 të infektuar me koronavirus, që është numri më i lartë në botë.

Rastet globale, ndërkaq, e kanë kaluar shifrën 1.4 milion.

Në një konferencë për media, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja mund të jetë duke arritur “majën e kurbës”.

Ai po ashtu tha se SHBA-ja mund të jetë në rrugë të duhur për më pak viktima sesa parashikohej.

Fillimisht, grupi punues i Trumpit ka thënë se rreth 240,000 njerëz mund të vdesin nga koronavirusi në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button