Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 10 deri në 0, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 6 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Të dielën nga mesi i ditës drejt natës dhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta borë. Nga e diela temperaturat e mëngjesit do të rriten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button