Përgatitet terrenin për park të ri dhe kopsht botanik në Karposh

Premtim: Park i ri me kopsht botanik 

Si vazhdimësi logjike të rripit të gjelbër të Vardarit dhe Parkut të qytetit, në mes pjesë së SS “Boris Trajkovski” dhe “Karposh 42, ndërtuam park të ri me kopshtin e parë botanik në Maqedoni. Kompensojmë gjelbërimin e humbur mes ndërtesave në këtë komunë, me hapësira të përbashkëta në pjesën më të bukur të komunës. 

[Burimi: Programi zgjedhor i Petre Shillegov – „Jetë në Shkup për të gjithë”!“ faqe 38 – data, tetor 2017 ]

ARSYETIM:

Në zgjedhjet lokale (tetor 2017) kryetari i Komunës së Shkupit, Petre Shillegov, premtoi ndërtimin e parkut të ri me kopshtin botanik në lagjen Karposh 4. Realizimi i këtij premtimi të Shillegov, pjesë e programit të tij zgjedhor “Jetë në Shkup për të gjithë!”, faqe 38, është duke u realizuar. 

Në fillim të marsit filloi edhe pastrimi i hapësirës për parkun e ri në afërsi të SS “Boris Trajkovski” përkrah bulevardit “Ilinden”. Parku i ri në lagjen Karposh 4 do të zë një hapësirë prej 60.000 m2 dhe do të lidhet me pjesën sportive – rekreuese te Shkëmbi për Aplinizëm. Në park përkrah gjelbërimit dhe drunjve, do ndërtohet edhe kopshti botanik, si dhe pjesë për sport dhe rekreacion.

Më herët Qyteti i Shkupit, shpalli konkurs për zgjedhjen e idesë se si do të duket parku, i cili zgjati deri në fund të muajit të kaluar (mars).

Ndërtimi i këtij parku u njoftuat në fund të janarit, ndërsa detajet rreth rregullimit të hapësirës përreth shtratit të lumit Vardar – pas Shkëmbit për Alpinizëm deri te puset e lumit Lepenec, në konferencë pjesmarrës ishin edhe kryetari i Komunës së Shkupit dhe Komunës Karposh, Petre Shillegov dhe Stefan Bogoev. 

Në këtë hapësirë do të vendosen pjesët për sport dhe rekreacion, dhe do të parashikohet hapësirë për kopshtin botanik, për të cilën biseduam me qytetarët në fushatën parazgjedhore. Shtesë, është planifikuar edhe një rrugë për shërbim dhe dy ura. Një nga një, sipërfaqet e parregulluara i shndërrojmë në parqe. Sipërfaqet e pa-qasshme dhe të pasiguruara, të cilat janë vendgrumbullim dhe parkingje të egra i rregulluam dhe i hapë për të gjithë qytetarët, tha Shillegov. 

Sipas kryetarit Bogoev, ky lokacion do të rritet në një prej zonave më atraktive-rekreuese në Shkup.

Në vend të vend-grumbullimeve, ku janë mbledhur edhe mbetje të objekteve të rrëzuara nga tërmeti i Shkupit në vitin 1963, filluam me ndërtimin e parkut të ri. Sipërfaqja prej 60.000 m2 do të ketë pamje të re të rregulluar me shumë pajisje për qytetarët. Dua të theksojë se në gjatësi të këtij shtegu, tashmë me intensitet punohet në parkun sportiv – alpinist, te shkëmbi artificial, andaj me rregullimin edhe të kësaj pjese, qyteti do të bëhet me rrip të ri të gjelbër dhe me filtër për ajrin…tha Bogoev. 

Informacioni dhe fotografi për aktivitetet rreth ndërtimit të parkut të ri në Karposh 4 janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Qyteti të Shkupit dhe Komunës Karposh, si dhe në më tepër mediume.

Duke pasur parasysh se janë ndërmarr hapa konkret në drejtim të realizimit të projektit – është publikuar konkurs për idenë e pamjes së parkut dhe në periudhën e kaluar në terren janë pastruar mbetjet ndërtimore dhe mbetjet të mëdha, andaj ky premtim zgjedhor sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit” merr notën “duke u realizuar”.

 

BURIME:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button