Analistët presin goditje të fortë nga koronavirusi mbi BPV-në e Maqedonisë

Analistët ekonomikë presin që për shkak të efekteve negative nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi rritja e bruto prodhimit të vendit në Maqedoni do të ketë zvogëlim të konsiderueshëm në vitin 2020, tregon Sondazhi për pritjet e inflacionit dhe pritjet nga lëvizja e BPV-së reale për periudhën 2020 ‒ 2022 që në mars e ka zbatuar Banka Popullore, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Aktualisht, analistët e anketuar presin rritje prej 1,2 përqind në vitin 2020 (revizion teposhtë prej 2 pikë procentuale) dhe rritje prej 2,4 përqind në vitin 2021 (revizion teposhtë prej 1,1 pikë procentuale), derisa në vitin 2022 pritet përshpejtim i matur i shkallës së rritjes në 2,9 përqind”, thonë nga Banka Popullore.

Të anketuarit i ndërlidhin këto pritshmëri me krizën globale nga virusi kovid-19, kërkesën e pasigurt të huaj dhe ndikimin e saj mbi ekonominë e vendit, reduktimin e kërkesës në vend, si dhe pasigurinë lidhur me zgjedhjet parlamentare këtë vit që do të kishte ndikuar përmes përmbajtjes së investitorëve vendas dhe aktiviteti më i ulët kreditor.

Në anën tjetër, analistët presin që masat monetare dhe fiskale që janë ndërmarrë, pranimi në NATO, fillimi i negociatave për aderim në BE, si dhe vazhdimi me projektet kapitale në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore do të kenë ndikim pozitiv në rritjen në periudhën e ardhshme.

Lidhur me inflacionin, pritjet mesatare për vitin 2020 dhe 2021 në esencë janë të pandryshuara në raport me sondazhin paraprak dhe sugjerojnë në shkallë mesatare prej 1,6 përqind në vitin 2020, përkatësisht 2 përqind për vitin 2021, e inflacion prej rreth 2 përqind pritet edhe në vitin 2022.

“Pjesëmarrësit i përmendin pasigurinë dhe rreziqet me tendencë të rënies për shkak të krizës nga koronavirusin, rënia e çmimit të naftës në bursat botërore dhe konsumi vendor i zvogëluar si faktorë që do të kontribuojnë për zvogëlim të shkallës së inflacionit. Gjithashtu, pritjet e tyre për presionet e rritjes e sqarojnë me tronditjet e shkaktuara nga ana e kërkesës dhe ofertës, si dhe kanalet e çrregulluara të tregtisë”, thonë nga Banka Popullore.

Nga aty theksojnë që sondazhi është zbatuar në periudhën prej 10 deri 25 mars 2020, përkatësisht pritjet e pjesëmarrësve janë formuar në periudhë të pandemisë së koronavirusit, fillim dhe aktivizim i gjendjes së jashtëzakonshme në shtet, si dhe vendosje të masave monetare dhe fiskale për luftë kundër pandemisë dhe reduktim të efekteve negative mbi ekonominë e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button