Turqia dhe Grekët u konfliktuan për agjencitë

Athinë, 24 dhjetor 2012 (MIA) – Ministri grek i Punëve të Jashtme  Dimitris Avramopulos nuk i mbeti borxh deklaratës së kryeministrit turk Rexhep Tapi Erdogan se agjencitë e rejtingut nuk  e rrisin vlerësimin për Turqinë,  ndërsa  e përmirësojnë rejtingun e “vendit i cili shet ishuj” njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Deklaratat me qëllim të keq të cilat propagandojnë stereotipie të rrejshme dhe informacuione të pasakta  nuk ju ngjajnë liderëve, dhe fqinjëve të cilët thonë se dëshirojnë të ndërtojnë  marrëdhënie  të miqësisë dhe besimit” thuhet në deklaratën e shkruar të Avrmaopulos.

Ai paralajmëroi se krizat ekonomike janë si pandemi.

“Ato nuk dinë për kufij dhe asnjëherë nuk e dinë kur mund të të trokasin në derë. Për këtë duhet të kemi kujdes në fjalët tona ” thotë Avramopulos.

Ai theksoi se në lidhje me shitjen e ishujve “këshilltarët e Erdogani  nuk kanë ose fabrikojnë informacione”.

“Asnjë nga ishujt grekë nuk është në shitje, sepse vlerat e kombit  nuk kanë çmim. Madje popujt historikë si Greqia gjithmonë e gjejnë rrugën. Askush nuk duhet ta harrojë këtë,” theksoi shefi i diplomacisë greke.

Lajme të ngjashme

Back to top button