U vazhdua afati për nënshkrimin e marrëveshjeve për prodhimin dhe blerjen e duhanit

Ministria për bujqësi në RMV ka vazhduar deri më 30 prill afatin për nënshkrimin e marrëveshjeve për prodhimin dhe shitjen e duhanit, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme solli vendim për vazhdimin e afatit ligjor për arritjen e marrëveshjes për prodhimin dhe blerjen e duhanit për vitin 2020-të, që e kanë nënshkruar prodhuesit e duhanit me blerësit e regjistruar të duhanit”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Afati për nënshkrimin e marrëveshjeve ishte deri më 31 mars.

“Vendimi u soll për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e shtetit, e shpallur për shkak të pandemisë, ashtu që realizimi i kontratave në muajin mars nuk u bë me dinamikë të njëjtë si në muajin shkurt të vitit 2020”, u sqaruan nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button