ASH vlerësoi se qytetarët po keqtrajtohen në karantinën shtetërore, ndërsa Qeveria pohoi se po respektohen gjithë standardet

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me organizimin e udhëtimit të qytetarëve nga qyteti jashtë vendit në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se po keqtrajtohen të izoluarit në karantinën e Strugës, transmeton Portalb.mk.

Askush nuk ka të drejtë të detyrojë tjetrin të nënshkruaj diçka pa e lexuar dhe kuptuar se çfarë do të nënshkruaj. Pikërisht kjo e drejtë u cenohet disa personave të izoluar në karantinën shtetërore në Strugë, të cilëve u është kërkuar të mbushin disa formularë dhe deklarata në gjuhën maqedonase për organizimin e transportit ajror nga Vjena”, deklarojnë nga ASH-ja.

ASH-ja theksoi se qytetarët po kërkojnë formularët në gjuhën shqipe, si dhe kushte dhe sjellje më njerëzore nga stafi policor.

“Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente urgjentisht të reagojnë dhe të plotësojnë detyrimet që kanë kundrejt çdo qytetari pa dallim! Gjithashtu sektori për kontroll të brendshëm të kërkojë përgjegjësi për sjelljet e policëve që nuk respektojnë qytetarët”, apelojnë nga ASH-ja.

Qeveria e RMV-së në lidhje me këtë problem, sot theksoi se vazhdimisht qytetarët kanë qenë të informuar në lidhje me organizmin e kthimit të qytetarëve në vend, dhe strehimi i tyre në karantinën shtetërore.

“Qeveria ka bërë gjithçka për t’i ndihmuar qytetarët tanë që janë jashtë të kthehen në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar protokoll dhe standarde shëndetësore më të larta”, vlerësojnë nga Qeveria.

Qeveria gjithashtu ka sqaruar se çmimi i biletave të udhëtimit do të bëhet nga qytetarët që kanë udhëtuar.

“Vend për panik dhe shqetësim nuk duhet të ketë, sepse gjithë procedura është realizuar përmes procedurave dhe marrëveshjeve – nga transporti në shtetin tonë, transporti në objektin/hotelin e konfirmuar si karantinë shtetërore dhe strehimi në karantinën shtetërore”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se qëndrimi në karantinën shtetërore është pa pagesë.

“Transporti nga aerodromi deri në vendin e karantinës shtetërore është me autobus transportues të sigurt dhe kontrolluar”, deklarojnë nga Qeveria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button