Takohen Jahjaga me Thaçin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryeministrin e Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, i cili e informoi për procesin e deritashëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe për agjendën e ardhshme të këtij dialogu.

Kryeministri Thaçi e falënderoi Presidenten për mbështetjen e plotë që po i jep procesit të dialogut, për rolin unifikues që po e luan në këtë proces, për prezantimin e drejtë të kësaj çështjeje në skenën ndërkombëtare, për emërimin e Blerim Shalës koordinator politik me agjendë të qartë të harmonizimit të qëndrimeve të gjithë spektrit të Kosovës dhe të arritjes së unitetit për këtë proces shumë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidentja Jahjaga i dha mbështetje punës së qeverisë dhe të kryeministrit në arritjen e marrëveshjeve konkrete ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë veçanërisht në arritjen e marrëveshjes në menaxhimin e integruar të kufijve, me çka dy vendet e arrijnë një standard evropian të rëndësishëm në agjendën e integrimeve në BE.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi u dakorduan për vazhdimin dhe nevojën e takimeve në nivelin e lart përfaqësues shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Zyra e Presidentes

Lajme të ngjashme

Back to top button