Internet falas për 30 mijë nxënës në Maqedoninë e Veriut për të ndjekur mësimin online

Në konferencën për media të ministrit për arsim, Arbër Ademi, ministrit për shoqëri informative dhe administratë, Damjan Mançevski, si dhe drejtori i përgjithshëm i Telekomit të RMV-së, Nikolla Lushev, u raportua që do të ketë internet falas për 30 mijë nxënës që vijnë nga familjet e rrezikuara sociale, transmeton Portalb.mk.

Konform të dhënave që i morëm nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të gjithë fëmijëve nga familjet e rrezikuara sociale do të ua lehtësojmë procesin e mësimit përmes internetit”, shprehet Ademi.

Familjet e rrezikuara sociale do të furnizohen me internet mobil prej 10 GB në muajt, me qëllim ndjekjen e mësimit online.

“Me këtë veprim, këtyre nxënësve do t’u sigurohet qasje në platformat për të përfunduar me sukses vitin shkollor përmes mësimit në distance”, deklaroi Ademi.

Mançevski theksoi se me këtë marrëveshje nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë qasje në mësimin nga distance (mësimi online).

“Interneti do të mundëson qasje në platformat për mësim, në përputhje me qëllimet dhe masat nga Ministria e arsimit dhe shkencës. Në këtë mënyrë nuk anashkalojmë asnjë fëmijë. Të gjithëve u kemi siguruar internet që të mund të ndjek mësimin. Janë kohëra të jashtëzakonshme, nevojiten ndihma të jashtëzakonshme”, deklaroi Mançevski.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut procesi arsimor për të gjitha nivelet po vazhdon të zhvillohet online (“Mësimi në distancë”), pas vendimit të Qeverisë së RMV-së. Si pjesë e procesit arsimor, edhe në mësimin online duhet të kryhet notimi i gjithë nxënësve deri më 17 prill.

Qeveria e RMV-së vendosi në muajin mars që viti shkollor të vazhdon në distancë gjatë kohës së epidemisë, duke propozuar tri forma të zhvillimit të Mësimit në distancë: përmes platformës Eduino, emisioneve edukative-arsimore në televizionin publik, si dhe përmes platformës që do e përzgjedhë vetë shkolla për zhvillimin e procesit arsimor sa më mirë ndërmjet nxënësve dhe arsimtarëve.

LEXO: Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave
LEXO: U përcaktuan afatet dhe mënyrat për notimin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme
LEXO: RMV, Arbër Ademi: Po shqyrtojmë ndarjen e vauçerave për nxënësit që nuk kanë qasje në interne
LEXO: A do të anulohet ky vit shkollor në Maqedoninë e Veriut?
LEXO: Ministri Ademi sot propozoi edhe një masë shtesë për mësimin në distancë
LEXO: ZYRTARE: Qeveria e RMV-së e miratoi mësimin në distancë
LEXO: Shkup: Mësimi online me vetiniciativë të arsimtarëve
LEXO: Si do të zhvillohet mësimi në shkolla pas ndërprerjes prej dy javëve, sipas ligjit për arsimin fillor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button