Banka Popullore ka regjistruar rënie të rezervave të devizore, të cilat edhe më tej janë në “zonën e sigurt”

Situata e rezervave bruto të devizore në fund të shkurtit të këtij viti e kap shumën prej 3,08 miliardë euro, që në krahasim me fundin e vitit 2019 është një rënie prej 178,1 milionë euro, sipas të dhënave më të fundit nga Banka Popullore të publikuara në raportin e Marsit për treguesit makroekonomikë, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Sidoqoftë, raporti thotë se analiza e treguesve të mjaftueshmërisë së rezervave devizore tregon se ato janë akoma në zonën e sigurt, përkatësisht që këto arritje te rezervat devizore janë në kuadër të pritshmërive.

“Faktori kryesor për këtë ndryshim janë transaksionet në kurriz të shtetit (shlyerja e borxhit në vlerë prej 158,1 milionë euro për Dojçe Bank). Rrjedhat tjera kishin ndikim më të moderuar në ndryshimet e rezervave të devizore në periudhën e analizuar “, ka njoftuar Banka Popullore.

Sipas të dhënave nga raporti i ri për rezervat zyrtare devizore, pjesa më e madhe e rezervave të këmbimit valutor janë plasuar në letra me vlerë (81.1 përqind), pason ari monetar (10.7 përqind) dhe devizat e depozitat (8.1 përqind).

Banka Popullore sqaron se rezervat devizore përcaktohen si asete që janë menjëherë në dispozicion të autoritetit monetar dhe kontrollohen nga autoriteti monetar, dhe shërbejnë për të financuar bilancin e pagesave përmes ndërhyrjes në tregun e këmbimit, në mënyrë që të ndikohet në kursin e këmbimit dhe/ose qëllime të tjera. Mjetet tjera devizore përbëhen nga aktivet e devizore në bankën qendrore që nuk i plotësojnë kriteret themelore për përfshirjen e tyre në rezervat devizore.

“Likuiditeti devizor është përkufizim më i gjerë i rezervave devizore, duke mbuluar nga njëra anë, rezervat devizore që janë menjëherë në dispozicion të autoriteteve (autoriteti monetar dhe qeveria qendrore) për të përmbushur kërkesën për deviza, ndërsa nga ana tjetër, detyrimet devizore afatshkurta dhe aktivitetet jashtë bilancit, përmes neto-rrjedhave të mundshme të mjeteve devizore mbi këtë bazë”, thuhet në shpjegimin e Bankës Popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button