SHGM nuk do të bisedojë më me Qeverinë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë i ka ndërprerë bisedimet me qeverinë e Maqedonisë, deri sa të kthehet rendi kushtetues në vend dhe kryerësit dhe urdhërdhënësit e sjelljes së turpshme në Kuvend të zbulohen dhe të dënohen.

Ky vendim është sjellë pasi gjatë ditës së sotme, gazetarëve nuk iu ishte lejuar në mënyrë profesionale t’i kryejnë detyrat e veta ku me anë të dhunës ishin larguar nga Kuvendi.

Gjysmë ore më vonë në sallën e Kuvendit pa prezencën e medieve është miratuar buxheti për vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button