fbpx

Shpend Ahmeti: Deri në 2 mijë euro gjobë për persona që nuk i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka pranuar qarkoren informative nga Qeveria e Kosovës, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, njofton Portalb.mk.

Ahmeti bëri të ditur se në kuadër të kësaj qarkore parashihen gjoba për biznese dhe person fizik që nuk i respektojnë këto masa.

I pari i Prishtinës theksoi se gjobat për biznese janë nga 3 mijë euro deri në 8 mijë euro.

Ndërkaq për persona gjobat shkojnë nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close