Kryeministri britanik, në gjendje stabile

Qeveria britanike njoftoi se kryeministri Boris Johnson është në gjendje stabile, pasi natën e kaluar u  transferua në kujdes intensiv, shkruan REL.

Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars.

Pasi ka kaluar më shumë se një javë në vetizolim në shtëpi, ai është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të së​mundjes.

Johnson është duke u trajtuar me oksigjen dhe merr frymë pa ndonjë ndihmë tjetër, tha zëdhënësi i tij.

Kryeministri nuk ka diagnozë të pneumonisë, shtoi ai.

Zyrtarë të Qeverisë britanike kanë thënë se Johnson vazhdon të mbetet në krye të ekzekutivit.

Të hënën, sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka kryesuar një takim të qeverisë për koronavirusin, në vend të Johnsonit.

Muajin e kaluar, zëdhënësi i Johnsonit ka thënë se nëse kryeministri nuk ndjehet mirë dhe nuk është në gjendje të punojë, Raab do t’i marrë përsipër detyrat e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button