Kosovë, Është shënuar viktima e 4 nga virusi korona

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se edhe një person ka vdekur nga koronavirusi i ri në Kosovë, raporton REL, transmeton Portalb.mk.

“I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti, për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor, nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pasi iu bë testimi pas vdekjes”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor.

Ky rast, e ka çuar në 4 numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se më 7 prill, gjithsej pesë persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Me këto të dhëna, numri i të infektuarve në Kosovë arrin në 170 ndërkaq i viktimave në 4.

Të shëruar janë regjistruar 24 pacientë.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 33 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button