Gruevski: Populli është me mua, Cërvenkovski dështoi

Maqedonia sot kishte ditë të vështirë, por edhe të rëndësishme. Sot ishim dëshmitarë të tentimit të parë të dhunshëm të pasuksesshëm për shkatërrim të institucioneve demokratike dhe pushtetin e zgjedhur legjitim në zgjedhje të lira dhe korrekte prej para një viti e gjysmë.

Rrëfimi për Buxhetin ishte vetëm një paravan i Branko Cërvenkovskit, i cili e filloi betejën e tij të fundit personale për mbijetesë në politikë, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e sontëm deri te populli.

Ai tha se grupi i deputetëve të LSDM-së pasi që në disa ditët paraprake të paktën dhjetë herë e ka shkelur Rregulloren e Parlamentit sot fizikisht dhe me përdorim të dhunës ka tentuar ta deligjitimojë Parlamentin dhe pasi që në këtë nuk arriti ka bërë përpjekje për hyrje në Kuvend me përdorim të dhunës.

“Megjithatë duke kundërshtuar agresionin e këtij manipuluesi tranzicioni jo vetëm që ishin të gatshëm të qëndrojnë mijëra qytetarë, u ndalën dhe profesionalisht u sollën forcat shtetërore të sigurisë të cilët në mënyrë korrekte, profesionale, përgjegjshme dhe me sukses e kryen punën e tyre dhe mundësuan që Parlamenti të vazhdojë me punë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet”, tha Gruevski.

Ai shprehi keqardhje për shkak të, siç tha, aktit të papëlqyeshëm me gazetarët të cilët ishin në sallën e Parlamentit.

“Sot Branko Cërvenkovski dëshironte që me rreth tre mijë ithtarët e tij me dhunë të fitojë pushtet. Branko Cërvenkovskin sot e kundërshtoi populli i ndarë nëd y grupe kishte të paktën tre herë më shumë qytetarë të cilët dolën ta kundërshtojnë. Brankos i ndodhi popull!!!”, theksoi Gruevski.

Paralajmëroi se do të vazhdojë të punojë në atë për të cilën ka dhënë fjalë për popullin dhe se politikat ekonomike do të mbeten të orientuara drejt krijimit të kushteve për hapje të vendeve të reja të punës.

“Unë nuk jam njeri i cili lehtë jep fjalë, por kur do ta japë qëndroj pas tij dhe luftoj deri në fund ta realizoj. Duke pasur parasysh se Branko Cërvenkovski paralajmëroi vazhdim me skenarin humbës të tij, dëshiroj të potencoj se ne jemi të gatshëm për të gjitha skenaret e mundshme me qëllim  mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe mbrojtjen e kushtetutës dhe ligjeve. Kam duruar shumë, kam kaluar gjithçka në jetën time. Në fakt ju kujtohet, Panorama nuk ishte ashtu larg, ndërsa gjithashtu edhe përshtypjet për ndryshim të emrit nuk ndodhën shumë më parë. Por edhe në të dy rastet mbijetova për shkak të një gjëje: Populli ishte me mua”, potencoi Gruevski në fjalimin e sontën deri te populli

Lajme të ngjashme

Back to top button